LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: “Albkings” për shumë vajza dhe gra do të mbetet plagë dhe traumë jetësore

Haxhiu: “Albkings” për shumë vajza dhe gra do të mbetet plagë dhe traumë jetësore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e administratorëve të grupit famëkeq në rrjetin social Telegram, “Albkings”.

Haxhiu, në një postim në Facebook, ka thënë se institucionet e kanë për obligim që të mos lejojnë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave.

“Mirëpres angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit ‘Albkings'”.


“‘Albkings’ mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve, por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore. Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton Telegrafi.

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani
Lexo po ashtu Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi në një konferencë për media ka bërë me dije se janë arrestuar të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve që publikoheshin në grupin famëkeq me emrin “Albkings” i cili funksionon në rrjetin social “Telegram”, ku shpërndaheshin fotografi e numra të telefonave, me qëllim shqetësimin e ngacmimin seksual. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani i përgjigjet Kuvendit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh

Osmani i përgjigjet Kuvendit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh

Lajme
Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Bllokohen në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë, turistët spanjollë në rrezik për jetën

Bllokohen në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë, turistët spanjollë në rrezik për jetën

Lajme
Abdixhiku mirëpret përgjigjen e presidentes Osmani, për vazhdimin e seancës konstituive

Abdixhiku mirëpret përgjigjen e presidentes Osmani, për vazhdimin e seancës konstituive

Lajme
Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Lajme

"Ju drejtohem për sugjerime për opsionet e mundshme përpara", letra e plotë e Deharit drejtuar presidentes Osmani

Lajme
Kalo në kategori