Haxhinasto: Institucionet vendosin ligjshmërinë e votave

I pyetur nga mediat mbi alternativën e Komisionit të Venecias, zoti Haxhinasto tha se janë institucionet shqiptare ato që duhet të vendosin fillimisht. “T’i japim kohën institucioneve shqiptare të shprehen, pasi ato janë kompetente, janë kushtetuese dhe të afta për të dhënë vendimin e tyre mbi këtë çështje”, tha zoti Haxhinasto.
Duke folur pr liberalizimin e vizave, ministry tha se është një proces i suksesshëm, kjo dhe për vetë faktin se shqiptarët nuk paraqesin problematikë në kërkesat për azilkërkues.
“Të jeni të sigurt që standartet që ka arritur Shqipëria janë solide. Janë standarte të cilat janë bazuar në punë dhe arritje konkrete dhe kjo është vlerësuar nga Komisioni Evropian, në momentin kur ka marrë vendimin pozitiv për t’i dhënë Shqipërisë statusin për një regjim të ri të lëvizjes drejt BE-së”, tha ai, raportoi AS./Telegrafi/










































