Havertz pranë Chelseat, Gotze mund të largohet nga futbolli gjerman – pesë lojtarët që pritet të luajnë në Ligën Premier

Me afatin kalimtar që do të rihapet të hënën, spekulimet për transferimet e lojtarëve kanë nisur tash e një kohë.
Disa top lojtarë kanë lidhur me kalime të mundshme në Ligën Premier, ndërsa Sportsmail ka bërë një listë prej pesë futbollistëve, të cilët mund të luajnë në futbollin anglez nga 12 shtatori, kur edhe do të fillojë sezoni i ri.
Kai Havertz

Chelsea është duke e negociuar një marrëveshje me Bayer Leverkusen dhe transferimi i 21-vjeçarit në Stamford Bridge thuhet se është afër realizimit.
Bertrand Traore

Lyoni është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për ish sulmuesin e Chelseat dhe Ajaxit. Leicester City thuhet të jetë favorit për nënshkrimin e tij.
Patrik Schick

Sulmuesi i Romës ishte në huazim te RB Leipzigu këtë sezon, ndërsa falë formës së tij ka tërhequr interesimin e disa klubeve angleze, si Newcastle United.
Mario Gotze

Kampioni i botës është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Borussia Dortmundin dhe përfaqësuesit e tij kanë thënë se janë në bisedime me klubet e interesuara angleze.
Ferran Torres

Anësori i Valencias është i interesuar që t’i bashkohet Manchester Cityt, mirëpo klubi spanjoll nuk heq dorë nga klauzola e tij.
/Telegrafi/











































