Në fakultetin juridik ''Justiniani I'' pranë Universitetit Kirili dhe Metodi do të mbahet ligjëratë me ekspertë amerikan me temë ''Hatch Act'', ligji në SHBA që përcakton dhe rregullon ndarjen e administratës shtetërore nga partia politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ligji ka të bëjë me të gjithë të punësuarit nga agjencia shtetërore puna e të cilës është e financuar nga qeveria federale, krejtësisht ose pjesërisht.


Studentët në Maqedoni do të kenë mundësi që të njihen më mirë me këtë ligj dhe të shqyrtojnë mundësinë e zbatimit të një ligji të ngjashëm edhe në Maqedoni.

Aktiviteti do të mbahet nesër (28 shkurt) në ora 11:30./Telegrafi/