LAJMI I FUNDIT:

​Haskuka thotë se qeveria Hoti nuk do t’i sjellë asnjë të mirë Kosovës, paralajmëron protesta

​Haskuka thotë se qeveria Hoti nuk do t’i sjellë asnjë të mirë Kosovës, paralajmëron protesta
Foto: Arkiv

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka thënë se qeveria Hoti nuk do të mund të sjellë dobi për Kosovën pasi puna e saj do të varet nga Lista Serbe, ndërsa ka paralajmëruar kundërshtimin e saj në forma të ndryshme, duke mos përjashtuar as protestat.

Haskuka ka thënë se kjo qeveri nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit2019.


“Në këtë periudhë të pandemisë dhe të gjitha proceseve që i kemi Kosovës i është dashur një qeveri e cila bazë vullnetin qytetar dhe nuk e përfaqëson vullnetin e 6 tetorit prandaj do e ketë punën e vështirë sidomos pasi varet edhe nga Lista Serbe dhe ne e dimë që Beogradi kurrë nuk i do të mirën Kosovës dhe nuk besoj që do jetë e mundshme të bëjë diçka të dobishme për Kosovën”, tha ai për KosovaPress.

Mytaher Haskuka i cili është edhe kryetar i Prizrenit tha se në rast se qeveria Hoti bënë hapa të dëmshëm për Kosovën do të ballafaqohet me protesta dhe aksione nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk kemi bërë kurrë për të marr pushtetin dhe mendimi ka qenë që lidhur me votimin e qeverisë nuk ka nevojë diçka të tillë, por me siguri nëse qeveria momentale bënë hapa të dëmshëm për Kosovën qoftë në aspektin e korrupsionit apo marrëveshje të dëmshme karshi Serbisë, do fillojmë aksionet politike qoftë protesta e aktivitete tjera të cilat parashihen”, theksoi ai.

Sulmin ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje nga truprojat e presidentit, Hashim Thaçi, Haskuka e ka quajtur si sulm jodemokratik i cili tregon se në Kosovë gjërat nuk po ecin mirë.

Ai madje tha se edhe shoqëria civile që merret me të drejtat e shprehjes së lirë është dashur të organizojë protesta pasi që po mohohet liria e shprehjes.

“Një person në vendin publik derisa nuk e sulmon personin drejtpërdrejt ai nuk ka të drejtë ta sulmoi. Sulmi i truprojave dhe shoqërimi në polici tregon se këtu vërtet gjërat nuk janë në rregull duhet të kemi demokraci ku të gjithë qytetarët ndihën të lirshëm dhe me të vërtetë është një aksion i dëmshëm”, u shpreh Haskuka.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti një ditë më parë edhe zyrtarisht ka marr detyrën. Qeveria Hoti kaloi të mërkurën në Kuvendin e Kosovës me 61 vota.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori