Mbi 8 mijë vaksina janë dhënë në tetor dhe në javën e parë të nëntorit për mbrojtje kundër gripit sezonal.
Vaksinat janë marrë nga fëmijët më imunitet më të dobësuar, nga personat mbi 65- vjeç dhe nga personat që kanë sëmundje kronike.
Valdet Hashani, Kryeshef i Departamentit të Mjekësisë Familjare në një intervistë për Telegrafin ka folur për virozat që paraqitën në sezonin vjeshtë/dimër, vaksinat e reja që janë shtuar në kalendarin e vaksinimit, si dhe vaksinën që u jepet fëmijëve në moshën 1 vjeç.
Sa i përket dyshimeve që shumë prindër kanë me lidhjen e vaksinës së 1 vjeçarit MMR dhe autizmit, Hashani tha se të gjitha janë vetëm teori konspirative dhe se nuk asnjë dëshmi shkencore që e ka vërtetu se vaksinat ndikojnë në paraqitjen e autizmit.
“Teori konspirative, nuk ka lidhje asnjëra prej vaksinave të kalendarit me paraqitjen e autizmit, faktorët dhe shkaktarët e autizmit janë shumë e shumë të tjerë. Deri më sot shkenca nuk e ka vërtetuar se vaksinat janë të lidhura me autizëm. Apeli ynë është si mjek, që fëmijët duhet të vaksinohet dhe të shkohet vaksinimi sipas kalendarit, sepse në në këtë mënyrë ne e mbrojmë fëmijët nga sëmundjet”, pohoi mes tjerash ai.
Ndërsa, për gripin sezonal, Hashani tha se prindërit nuk duhet tu japin fëmijëve antibiotikë kur janë të prekur nga gripi.
“Në këtë sezonë zakonisht në fillim të tetorit fillojnë edhe simptomat e gjendjes gripoze të gripit sezonal, që në krahasim me vitin e kaluar pothuajse jemi në norma të njëjta, nuk ka ndonjë rritje të jashtëzakonshme, mirëpo këtë vit kemi simptoma edhe tjera qofshin ato me vjellje, temperature dhe barkqitje. Po gjitha këto hyjnë në grupin e infeksioneve që janë viroza sezonale”, është shprehur ai.
Hashani potencoi se kur fëmijët kanë ethe dhe temperaturë duhet shkuar me ilaçe kundër temperaturës dhe asnjëherë me antibiotikë.
“Bëjmë apel te prindërit që fëmijët e tyre nëse kanë temperaturë ose kollë nuk duhet të jepen antibiotikë pa vizitën te mjeku. Për këtë arsye kanë qendrat e mjekësisë familjare, ku fillimisht mund të i vizitojnë, pastaj mjeku e cakton a duhet të jepet antibiotikë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Ligji i Gjuhëve, Siljanovska: Gjykatësit të jenë të guximshëm dhe gjatë marrjes së vendimeve të mbështeten në Kushtetutë

Rikonstruohet vendi i ngjarjes në villën ku u vra polici në Zllatar

Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për tentim vrasje

Arabia Saudite nxjerr "fetva" për haxhin: Organizimi nga Kosova i takon vetëm Bashkësisë Islame

Ekskluzive, Albulena Haxhiu në "Përballje"- çfarë po ndodh me ngërçin në Kuvend?

Kosova lëshon urdhër-arrest ndaj Milan Radoçiqit për krime lufte

Ndalja e punimeve në sheshin "Xhorxh Bush", reagon Abdixhiku: Bllokues në shtet, bllokues në punë, Prishtina nuk ndalet

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm