LAJMI I FUNDIT:

Hasanbegu disa ditë pa rrymë, EVN: Ka defekt për shkak të lidhjeve të paligjshme

Hasanbegu disa ditë pa rrymë, EVN: Ka defekt për shkak të lidhjeve të paligjshme

Gjatë ditës së sotme, banorët e Hasabnegut kanë protestuar pasi kanë rreth 5 ditë pa energji elektrike ndërkohë që bllokuan edhe rrugën.

Për këtë, TV21 kërkoi përgjigje nga EVN që këta të fundit thanë se ka ndodhur një defekt që siç thanë, si pasojë e lidhjeve të paligjshme shumëvjeçare dhe konsumit të pakontrolluar të energjisë elektrike. EVN tha se në këtë lokacion shpesh ka ndërprerje të furnizimit për shkak të mbingarkesës së rrjetit dhe pavarësisht intervenimeve, ata përsëriten.

“Në fshatin Hasanbeg ka ndodhur defekt në kabllon e tensionit të mesëm, si pasojë e lidhjeve të paligjshme shumëvjeçare dhe konsumit të pakontrolluar të energjisë elektrike. Për fat të keq, defekti në fshat pritej edhe nga vetë banorët. Në këtë lokacion shpesh ka ndërprerje të furnizimit për shkak të mbingarkesës së rrjetit. Ekipet e Elektrodistribuimit i riparojnë, por të njëjtat përsëriten”, thotë EVN.


Tutje, EVN tha se, kësaj here defekti është më serioz dhe duhet më shumë kohë për t’u riparuar dhe shtoi se, po punohet intensivisht në rindërtimin dhe modernizimin e rrjetit në Hansanbeg por që shpesh, punonjësit përballen me sulme verbale dhe fizike.

“Këtë radhë defekti është më serioz dhe do të duhet më shumë kohë se zakonisht për ta riparuar. Përndryshe, për më shumë se dy vjet po punohet intensivisht në rindërtimin dhe modernizimin e rrjetit në Hansanbeg. Pjesa më e madhe e projektit ka përfunduar, ndërsa kanë ngelur mbi 100 objekte. Pikërisht në këto objekte jetojnë dhe punojnë banorë të cilët ua vështirësojnë punën e përditshme punonjësve të Elektrodistribuimit, ose ua ndalojnë plotësisht aksesin në lokacione kyçe. Punonjësit shpesh përballen me sulme verbale dhe fizike”, tha EVN në përgjigje për TV21.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori