Harry Styles është bërë e ditur se do të performojë në ndarjen e çmimeve “Grammy Awards 2023”.

Ish-ylli i “One Direction”, 28-vjeçar, do të ngjitet në skenë në Los Angeles për të interpretuar në edicionin e 65-të të çmimeve prestigjioze, që do të mbahen më 6 shkurt.


Performanca e tij u konfirmua të dielën në mbrëmje gjatë ndeshjes së kampionatit AFC, ku Kansas City Chiefs u përballën me Cincinnati Bengals për të parë se kush do të arrinte në "Super Bowl".

0 Radio 1s Big Weekend 2022 Day 3 Harry Styles (Foto: Wire Image)

Harry i bashkohet yjeve tjerë si: Bad Bunny, Mary J Blige, Lizzo dhe Sam Smith.

Kjo vjen pasi ai përfundoi turneun e tij tremujor në Amerikën e Veriut në turneun e tij “Love on Tour” tre netë më parë.

0 Radio 1s Big Weekend 2022 Day 3 1 Harry Styles (Foto: Getty Image)

Artisti i famshëm do ta rifillojë atë pas tre javësh pas performancës së tij në “Grammy”.

Harry shpreson që do të sillet në skenë edhe disa herë të tjera duke qenë i nominuar në gjashtë çmime në kategori të ndryshme.

0 Today Season 71 Harry Styles (Foto: Getty Images)

Beyonce kryeson mbrëmjen me nëntë nominime, ndërsa Kendrick Lamar nuk është shumë prapa me tetë nominime.

Harry në vitin që lamë pas pati albumin më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për këtë besohet se do të nderohet edhe me një çmim në “Grammy Awards”. /Telegrafi/

Screenshot 8 46 Harry Styles (Foto: Getty Images)