Harry Styles i pranishëm në maratonën e Berlinit, u regjistrua me emër të rremë

Muzikanti britanik, Harry Styles, i habiti fansat duke u shfaqur në maratonën në Berlin, për të cilën u regjistrua me një emër të rremë.
Konkretisht, muzikanti i famshëm ishte midis 50 mijë vrapuesve që dolën sot në rrugët e kryeqytetit gjerman dhe përfunduan garën prej 42.2 kilometrash.
Por, për të mos u vënë re, 31-vjeçari u regjistrua për maratonën me një emër tjetër - Sted Sarandos.
Organizatorët e eventit konfirmuan se Harry mori pjesë në maratonë dhe shumë fansa e uruan atë në rrjetet sociale.
Atleti britanik paralimpik Richard Whitehead ndau gjithashtu një foto të përbashkët me Harry Styles nga maratona në Berlin.
"2.58 në Berlin me shokun tim! A e njeh ndokush?", tha atleti me shaka.
Harry mbante syze dielli dhe një shirit koke që flokët t’i mos i binin në fytyrë. Stilin e kompletoi me një bluzë të zezë, pantallona të shkurtra dhe atlete tërheqëse me ngjyrë rozë të ndezur, dhe më vonë veshi edhe një bluzë blu.
Ai e kaloi vijën e finishit në 2:59:13 - një përmirësim i madh nga koha 3:24:07 që vendosi gjatë Maratonës së Tokios në mars të këtij viti. Fituesi i garës së Berlinit pati një kohë prej 2:02:16. /Telegrafi/



























































