LAJMI I FUNDIT:

“Harry Maguire po dominon”- Trajneri i Man Utd shpjegon se çfarë i pëlqente në paraqitjen e mbrojtësit kundër Sheffieldit

“Harry Maguire po dominon”- Trajneri i Man Utd shpjegon se çfarë i pëlqente në paraqitjen e mbrojtësit  kundër Sheffieldit

Erik ten Hag ka lavdëruar mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire, duke këmbëngulur se ai po “dominonte” sulmuesit e Sheffield United ndeshjen e së shtunës.

Maguire ishte i jashtëzakonshëm kundër Sheffieldit, duke udhëhequr me sukses vijën e mbrojtjes së “Djajve të Kuq”, pasi skuadra e Ten Hag arriti një fitore të ngushtë në udhëtim me rezultat 2-1.

Qendërmbrojtësi është rikthyer në skuadër në javët e fundit, duke u paraqitur në dy ndeshje radhazi në Ligën Premier, fillimisht kundër Brentford dhe më pas kundër Sheffield United.


Maguire padyshim që e shijoi paraqitjen e tij në “Bramall Lane”. Asnjë lojtar nuk fitoi më shumë duele ajrore (5), ose nuk e preku topin në më shumë raste (106).

Ten Hag ishte i kënaqur me paraqitjen e reprezentuesit anglez, pasi ajo erdhi mbi plotë pyetjet mbi përfshirjen e Maguire në skuadrën e Anglisë nga përzgjedhësi Gareth Southgate dhe në formacionin startues të United.

Ten Hag i jep rast Jadon Sanchos – por duket që lojtari nuk është i interesuar të luajë më nën drejtimin e holandezit
Lexo po ashtu Ten Hag i jep rast Jadon Sanchos – por duket që lojtari nuk është i interesuar të luajë më nën drejtimin e holandezit

Ten Hag u tha gazetarëve pas ndeshjes: Harry po luan ashtu siç duam që ai të luajë: shumë proaktiv, duke dominuar kundërshtarin e tij, duke bërë një hap para kur është e nevojshme, duke lexuar lojën.

Manchester United rikthehet në aksion në mesjavë, ku do të përballet me Kopenhagën në kuadër të Ligës së Kampionëve, para se të ballafaqohet me Manchester Cityn në Ligën Premier fundjavën e ardhshme./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori