LAJMI I FUNDIT:

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

Një shofer që transporton pije të ndryshme alkoolike, ka humbur patentë shoferin në Britani të Madhe, pasi ndaloi pranë një veture policie në një pikë karburanti me një shishe verë gjysmë të mbushur që ishte e hapur në ulësen e pasagjerit, dhe u kap duke tymosur kanabis.

Kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur Cameron Mayes u ndalë me veturë drejt një pompe derivatesh në Ely, Cambridgeshire, dhe filloi të furnizonte me karburant Ford Fiesta-n e tij të bardhë.

Disa sekonda më vonë dyert hapen në veturën afër tij dhe dy oficerë të policisë së Cambridgeshire dalin për t’u prezantuar, transmeton Telegrafi.


Mayes duket i qetë ndërsa oficerët e sfidojnë atë, dhe i hedhin një sy veturës së tij përpara se të dallojnë verën dhe t’i kërkojnë atij të bëjë një test alkooli në rrugë.

Pak sekonda më vonë, 23-vjeçari është arrestuar pasi ka dështuar në test dhe ka pranuar se ka pirë, transmeton Telegrafi.

Një test i mëvonshëm në një stacion policie dha një lexim prej 49 mikrogramësh alkool – mbi kufirin ligjor prej 35 mikrogramë.

Mayes, nga Headleys Lane, Witcham, Ely, u deklarua fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur kur u paraqit në Gjykatën e Kembrixhit më 30 janar, ku u gjobit me 200 funte dhe iu mor patentë shoferi për tre vjet./Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

Fun
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante

"Jetova në një spital të braktisur dhe gjeta diçka të frikshme pas një dere të mbyllur", gruaja ndan historinë e saj në rrjete sociale

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Pastori që parashikoi atentatin ndaj Trumpit paralajmëron për një tërmet shkatërrues: Aq i fuqishëm sa edhe lumi Mississippi do ta ndryshojë drejtimin

Pastori që parashikoi atentatin ndaj Trumpit paralajmëron për një tërmet shkatërrues: Aq i fuqishëm sa edhe lumi Mississippi do ta ndryshojë drejtimin

Interesante
Kalo në kategori