Haradinaj uron kalimin e demarkacionit: Kosova pret që BE-ja tash ta bëjë pjesë të vetën


Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se u është mirënjohës deputetëve të cilët votuan pro demarkacionit.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova tani pret që Bashkimi Evropian ta bëjë pjesë të vetën.
Postimi i plotë:Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës. E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t'u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































