Zyrtarë institucionalë e kryetarë të partive politike në Kosovë kanë reaguar pas shpërthimit vdekjeprurës në Stamboll.
Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se ndihet e pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot.
“Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë:, ka shkruar Osmani në Twitter.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime Turqisë dhe popullit turk pas shpërthimit vdekjeprurës në Stamboll.
“I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën në shpërthimin e sotëm në Stamboll.
“Më trishtim morëm lajmin për humbjen e jetëve të pafajshme të disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit të sotshëm në Stamboll. Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet, popullin turk, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e Turqisë”, ka shtuar ai.
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla në reagimin e tij për ngjarjen është lutur që ky të jetë rasti i fundit që ka tronditur popullin turk duke uruar në zbardhjen sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të kobshme.
“Me keqardhje sot morëm lajmin e një shpërthimi në Stamboll nga i cili humbën jetën 6 qytetarë e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me të gjithë popullin turk, me institucionet atje e në veçanti me familjarët e viktimave. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Lutemi që të jetë rasti i fundit që ka tronditur popullin turk dhe të gjithë ne. Shpresojmë në zbardhjen sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të kobshme”, ka shkruar Sveçla.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur i tronditur, teksa ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Të tronditur morëm lajmin e hidhur për humbjen e jetrave të qytetarëve turq, dhe plagosjen e shumë të tjerëve nga shpërthimi i sotëm në Stamboll”.
“Në emrin tim, zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK- së, shprehim dhimbjen, ngushëllimet e thella dhe solidaritetin e plotë me familjet e viktimave, ministrin Akar, Ministrinë, gjithë ushtarakët e forcave turke dhe gjithë popullin turk”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur i tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll.
Ai shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa shpreson që përgjegjësit e këtij akti terrorist të dalin sa më shpejt para drejtësisë.
”Jam i pikëlluar dhe i tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll që la disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Në këto momente të vështira, ndajmë dhembjen me institucionet e Republikës së Turqisë dhe popullin mik turk.
Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe për të lënduarit uroj shërim sa më të shpejtë. Shpresoj që përgjegjësit e këtij akti terrorist të gjenden e të dalin para drejtësisë sa më parë”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dënuar sulmin në Stamboll dhe bashkëndjenë me popullin turk.
“Thellësisht i tronditur nga sulmi i sotëm në Stamboll. Në këto momente të rënda për popullin turk, bashkëndjej dhimbjen e madhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë. Sulmet e tilla na kujtojnë që shtetet duhet të jenë bashkë e të mobilizuar kundër çdo sulmi dhe çdo agresori që cenon sigurinë”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në reagimin pas shpërthimit në Stamboll, ka thënë se aktet e tilla qyqare na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ndihet i tronditur nga shpërthimi i së dielës në Stamboll, ku të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë u plagosën.
“Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme”, u shpreh Haradinaj.
Tash për tash nuk dihet shkaku i shpërthimit, por autoritetet turke dyshojnë se ai mund të ishte shkaktuar nga një grua.
Kujtojmë se në shpërthimin e së dielës në Stamboll, gjashtë persona humbën jetën dhe 53 të tjerë u lënduan./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe