LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se nuk e ka ndryshuar vlerësimin për prokurorin Blakaj

Haradinaj thotë se nuk e ka ndryshuar vlerësimin për prokurorin Blakaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pati disa epitete të rënda për ish-Prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj duke e quajtur “hajn të pulave” dhe “pishpirik”.

Edhe sot, shefi i Qeverisë, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se nuk ka ndryshuar qëndrim, ndonëse nuk i ka ripërsëritur këto epitete.


“Tani janë dy situata, largimi i prokurorit që kishte rastin dhe një prokuror i larguar është vetëm një qytetar. Unë kam dhënë vlerësimin tim, qëndroj prapa tij”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është kursyer nga komentimi për aktakuzën lidhur me veteranët e rrejshëm.

Haradinaj nuk i bie pishman, sërish e quan "hajn" ish-prokurorin Blakaj
Lexo po ashtu Haradinaj nuk i bie pishman, sërish e quan "hajn" ish-prokurorin Blakaj

“Nuk komentoj vendimet e Ligjit, qofshin të Prokurorisë ose Gjykatës, mund të kem pikëpamjet e mia por si kryeministër respektoj shtetin ligjor. Ajo aktakuzë mund të dorëzohej në Gjykatë dhe mos të bëhet temë e diskutimit publik, do të ishte më mirë për Kosovën, gjyqësorin, veteranët, për të gjithë. Fakti që ajo është bërë temë në publik nuk i ka ndihmuar ligjit, as pastrimit të listave por nuk është ndonjë kontribut”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë po ashtu se nuk i ka analizuar emrat që gjenden në Listën e Veteranëve të Rrejshëm.

“Nuk kam hyrë në përmbajtje të aktakuzës, kam parë emrat në media. Dua të them se jam krenar që kam qenë në UÇK, rroftë UÇK-ja për jetë dhe mot, poshtë ata që duan t’i poshtërojnë në çdo mënyrë, do të dështojnë çdo herë. Është e padrejtë t’i ndalen pensionet kujt do qoftë derisa nuk vendosë ndonjë Gjykatë, nuk është aktakuza vendim gjyqësor. Unë kam pas aktakuzë, kam shkuar në Hagë, në fund Gjykata e ka vlerësuar të qëndrueshëm ose jo”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka shtuar se është tepruar me idenë që të sanskionohen të apostrofuarit.

“Nuk e di kush është dhe kush jo, pashë shumë që janë ushtarë të vërtetë. Duhet të ndihemi keq si Kosovë kur etiketon një luftëtar lirie që ka kaluar të gjithë ato që mund të kalojë një luftëtar”, tha Haradinaj. /KlanKosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori