LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kampi “Bondsteel” shpresë dhe garantuese e paqes në Kosovë

Haradinaj: Kampi “Bondsteel” shpresë dhe garantuese e paqes në Kosovë

“Kampi ‘Bondsteel’ është shpresë dhe garantuese e paqes për të gjithë që jetojmë këtu”, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri sot kampit ushtarak amerikan “Bondsteel”, në Sojevë të Ferizajt, dhe shtoi se edhe më tutje shpreson në mbështetjen dhe partneritetin strategjik me ShBA-në, veçanërisht ndihmën dhënë FSK-së.

Sipas një njoftimi, ndalesën e parë në këtë vizitë kryeministri Haradinaj i shoqëruar nga komandanti Ducich, e ka zhvilluar në spitalin e kampit, ku ofrohen shërbimet mjekësore dhe ku nga afër pa shërbimet mjekësore që ofrohen në këtë repart.

Më pas, kryeministri Haradinaj ka vizituar sektorin e deminimit, ku nga ekspertët ushtarak amerikan dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është shpjeguar puna dhe procesi që zhvillohet në këtë repart, nga i cili që nga paslufta e deri më tani janë deminuar numër i madh zonash të minuara në gjithë Kosovën. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e tyre në forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të FSK-së.


Po sipas njoftimit, kryeministri Haradinaj, vizitën e vazhdoi edhe në pistën e helikopterëve, ku në mënyrë simbolike, në shenjë mirënjohje dhe respekti për vizitën, nga komandanti Ducich, i është dorëzuar flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Haradinaj, pas pranimit të flamurit, tha se ndjehet tepër i nderuar me këtë respekt që po i bëhet nga një shtet mik, siç janë ShBA-të.

Më pas Kryeministri Haradinaj, i shoqëruar nga komandanti Ducich dhe ushtarakë të këtij kampi, të cilët shërbejnë në Kosovë, ka drekuar në mensën, ku janë të punësuar një numër i madh punëtorësh kosovarë.

Lidhur me këtë, kryeministri Haradinaj tha se kampi “Bondsteel”, përveç misionit ushtarak që ka në ofrimin e sigurisë për qytetarët e Kosovës, ka edhe një dimension tjetër më të gjerë, atë social dhe ekonomik, sepse u ka mundësuar qindra familjeve kosovare të ardhura financiare.

Në përmbyllje të vizitës, e para e këtij lloji nga një kryeministër i Republikës së Kosovës, kryeministri Haradinaj, së bashku me komandantin Ducich, u prononcuan para mediave të pranishme.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është shtet multietnik dhe është garantuese e paqes edhe në regjion.

“Sot jam i nderuar të jem me ju dhe ju falënderoj për kohën, si dhe për atë që pash këtu, sesa shumë është punuar”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se jo vetëm që është kujdesur për nevojat shëndetësore të qytetarëve, por edhe për bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë mbështetjen që i keni dhënë atyre.

“Shpresojmë që edhe më tutje të jemi partner me ju dhe të mbështesni FSK-në”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, siç thuhet tutje në njoftim, komandanti i kampit “Bondsteel”, kolonel Nick Ducich, pasi vlerësoi lartë vizitën e kryeministrit Haradinaj në këtë kamp dhe tha edhe me tutje do të vazhdojnë mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“FSK-ja po e demonstron çdo ditë e më shumë profesionalizmin e saj, në kompetencat e saj dhe sidomos në kryesore, duke qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, tha komandanti Ducich.

Në fund të vizitës së tij, Kryeministri Haradinaj ia dorëzoi flamurin shtetëror të Kosovës, komandantit Ducich, si shenjë nderimi dhe respekti institucional për rolin e Kampit “Bondsteel” në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori