Kryeministri Ramush Haradinaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 55-të Sigurisë e cila po i zhvillon punimet e saj në Munich të Gjermanisë, fillon takimet bilaterale, me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri.
Në këtë takim, Kryeministri Haradinaj i ka njoftuar senatorët Shaheen dhe Johnson për të arriturat e Republikës së Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për tranzicionin e suksesshëm dhe transparent të FSK-së në ushtri, zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, rolin dhe kontributin e Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe tema të rëndësishme për vendin.
Ndër të tjerash, në fokus të këtij takimi ishte edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën Kryeministri Haradinaj ka theksuar përkushtimin e Kosovës, Qeverisë së tij, për një dialog përmbajtjesor, drejt arritjes së një marrëveshje finale ligjërisht obligative me Serbinë e cila do t’i hapte rrugë Kosovës për integrimet euroatlantike.
Haradinaj i informoi senatorët për ekipin negociator, i cili me mandat dhe legjitimitet do ta përfaqësojë Kosovën në bazë të platformës shtetërore të dialogut.
Kryeministri gjithashtu ka theksuar se Kosova ka ndërtuar raporte të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit dhe është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon, duke dhënë kontribut dhe angazhim konkret.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe tani në shtet ndërtimin e Kosovës, dhe për këtë u jemi mirënjohës. Jemi të përkushtuar për ruajtjen dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar përkrahjen e ShBA-së në konsolidimin ndërkombëtar të vendit dhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.
Ndërsa, senatorët amerikan, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nën-komitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri, kanë theksuar se SHBA-të do të vazhdojnë mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe të brendshëm të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker