Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me xhudistes e njohur Majlinda Kelmend dhe trajnerët e xhudos Driton dhe Agron Kuka.

Sipas Haradinajt, Majlinda është vajzë e artë dhe se ajo do të mbetet gjithmonë heroinë.


22555658 661530380638046 693253433536571370 o

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Është për çdo admirim puna e ekipës, Majlinda Kelmendi, Driton dhe Agron Kuka, që kaluan të gjitha sfidat për të lënë shenjë të pashlyeshme në historinë e sportit kosovar duke e nxjerrë Kosovën ashtu siç kemi dëshirë të jemi në të gjitha aspektet tjera. Puna ekipore dhe vendosmëria gjithmonë paguhen dhe të gjithë mund të mësojmë nga kjo. Majlinda, vazja e artë, është dhe do të mbetet përgjithmonë heroina jonë dhe fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë sportistët shqiptarë për gjenerata të tëra. I sigurova, që Qeveria që unë drejtoj, do të angazhohet që të gjithë sportistët tanë të trajtohen me dinjitet, duke ju siguruar atyre kushtet e nevojshme që t'i sjellin fitore të reja Kosovës dhe të vazhdojnë të na bëjnë të gjithëve krenarë”.

22553179 661530600638024 8009131926847032628 o

telegrafi sport app