LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon kryediplomatin finlandez: Finlanda mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në BE

Haradinaj takon kryediplomatin finlandez: Finlanda mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në BE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto.

Sipas njoftimit për media, Haradinaj, gjatë takimit, e njoftoi ministrin Haavisto për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë, duke shprehur falënderim të veçantë për Finlandën, për mbështetjen e fuqishme për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe avancimin e proceseve integruese në NATO dhe në BE.

Ndër tjerash,  Haradinaj tha se Finlanda është shtet mike e Kosovës duke theksuar se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Finlandës dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe pret që vazhdimi i bashkëpunimit mes dy vendeve të intensifikohet.


“Finlanda në vazhdimësi e ka ndihmuar Kosovën në programe të caktuara që kanë pasur rëndësi të veçantë për jetën e qytetarëve dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës”, ka thënë kryeministri në detyrë Haradinaj, i cili shtoi se marrëdhëniet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje dhe rikonfirmoi qëndrimin e qartë të shtetit të tij për Kosovën duke thënë se Finlanda mbështetë fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori