Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar emisarin e Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccas, ndërsa kanë folur për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se ndër të tjera me emisarin francez kanë folur për zhvillimet politike e të sigurisë.


“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, dhe gjithashtu partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha.

Në takim me z. René Troccaz, i dërguar special i Francës për Ballkanin Perëndimor, zhvilluam diskutim përmbajtësor lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si dhe për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon.

Mirënjohës për angazhimin e z. Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/