LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon “armatën” e zëvendësministrave, thotë se ka seriozitet në punën e tyre

Haradinaj takon “armatën” e zëvendësministrave, thotë se ka seriozitet në punën e tyre

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot në orët e hershme të mëngjesit ka takuar zëvendësministrat e Kosovës për të parë punën e tyre të deritanishme, numri i të cilëve arrin në 80.

Haradinaj tha se nga ajo çfarë ka parë është se ka seriozitet në punën e zëvendësministrave.


Qeveria e kënaqur me punën e 80 zëvendësministrave
Lexo po ashtu Qeveria e kënaqur me punën e 80 zëvendësministrave

“Unë sot vërtet muj me dëshmu se ka pasur një seriozitet të jashtëzakonshëm të të gjithë juve”, u shpreh Haradinaj, raporton Telegrafi.

“Ju e keni kuptuar përgjegjësinë kushtetuese që keni. Jemi në një periudhë që ka peshë për vendin, ku secili e ka rolin e tij ose të saj. Ju ftoj të jemi bashkë që të mos dështojmë drejt rrugëtimit tonë drejt familjes evropiane”, tha Kryeministri Haradinaj.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se sundimi i rendit dhe ligjit, njohjet e reja, gjendja ekonomike, arsimi, shëndetësia, mbrojtja, janë disa nga temat e ndjeshme dhe që kërkojnë shumë përkushtim, për të cilat kërkohet edhe angazhimi i gjithsecilit nga ne.

“Bëni përpjekje të komunikoni, të jepni nga vetja, që punët e mëdha që i ka vendi, të përmbyllen. Duhet ta përmbyllim me sukses këtë vit. Angazhimi juaj na ndihmon shumë”, tha Haradinaj.

Sipas tij, ajo çfarë duhet është të dihet se cilat janë rezultatet e punës së secilit zëvendëskryeministër. /Telegrafi/

Foto: Arkiv/Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori