LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do ta obligojmë BE-në të na jap liberalizimin

Haradinaj: Do ta obligojmë BE-në të na jap liberalizimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpejt do të gjendet e vërteta e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, e që është kusht i BE-së për procesin e liberalizimit.

Ai theksoi se me zbatimin e MSA-së, do ta detyrojnë BE-në, që të ketë lëvizje përpara për liberalizimin e vizave.

“Kemi filluar të punojmë për vitin që vjen. Statusi i kandidatit është tema e ardhshme që do të diskutojmë Kosovë-BE, për këtë jeni më se të sigurt se nuk do të shkon vite. Qeveria jonë në zbatim të MSA-së obligon vendet e BE-së e institucionet e BE-së ta vlerësojnë zbatimin e MSA-së nga Kosova që nënkupton t’i jepet liberalizimi i vizave. Kemi të ndërlidhur liberalizimin e shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ne nuk kemi humbur kohë, një komision ka shkuar në shtëpi, një komision tjetër ka filluar punë. Ky komisioni tjetër do ta gjejë të vërtetën. Është shkencë që ne i obligohemi si brenda ashtu edhe jashtë që janë faktet që çdo herë fitojnë. Kur t’i kemi edhe ato do t’i vijë zgjidhja kësaj çështje nuk do të shkojë pa afat”, tha Haradinaj, në tubimin elektoral që partia e tij mbajti në Duzhnje të Gjakovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori