Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, i është kundërpërgjigjur kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhajt, i cili ka thënë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj ia ka prishur Kosovës punët me Evropën.
Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kancelarja gjermane Angela Merkel ‘luftoi’ krah për krah me Ramush Haradinajn kundër aventurës së PDK-së për ndarjen e Kosovës.
“Deklarata e djeshme e ushtruesit të detyrës partiak e konfirmon se ndarja e Kosovës mbetet ende në agjendën e tyre, si trashëgimi e vazhdueshme politike, po njësoj si në kohën e korrigjimit të kufijve dhe presionit të brendshëm për heqje të taksës 100%. Le t’ia kujtojmë atij sot e të tjerëve nesër, se kush në të vërtetë na i prishi punët me Evropën në kohën kur Angela Merkel ‘luftoi’ krah për krah me Kryeministrin Ramush Haradinaj kundër aventurës së tyre për ndarjen e Kosovës! Populli nuk harron.
Keqardhje për disa njerëz që asnjëherë nuk arrijnë të dalin nga petku i ushtruesit të detyrës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Ndryshe, kandidati PDK-së për kryeministër, Enever Hoxhaj, të shtunën në Gjilan ka thënë se “Ne nuk mundemi më me pas kryeministra ku njëri merr në thua dhe na prish me Evropën qysh na pati prishur Ramush Haradinaj. Ia merrte mendja që mund të shtyhet me Angela Merkel dhe me Macron dhe i la të rinjtë, të rejat e Gjilanit dhe krejt qytetarët e Kosovës pa viza. Apo Albini i cili na prishi me Amerikën. Ne nuk jemi, as Kinë, as Rusia, as Gjermania, e cila mund të bartë këtë barrë. Neve na duhet një politikë e mençur, neve na duhet t’i ruajmë arritjet që i kemi arritur deri tash bashkë”.
Ndaj deklaratës së Hoxhajt ka reaguar edhe sh- deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që synon edhe për një mandat në legjislativin e vendit, Time Kadrijaj.
Ajo ka thënë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj gjatë karrierës së tij është ankuar vazhdimisht për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja.
Kadrijaj ,përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, e ka quajtur hajgarexhi Hoxhajn.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës