LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla – Geoana: Bashkërisht do të punojmë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Haradinaj-Stublla – Geoana: Bashkërisht do të punojmë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Integrimi në NATO është një ndër prioritetet strategjike të Kosovës, tha të premten Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, në takimin që zhvilloi në Bruksel me Zëvendës Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Mircea Geoana.

“NATO për qytetarët e Kosovës është simbol i lirisë dhe si e tillë mbetet, lidhje historike e strategjike tash e 21 vjet”, tha Haradinaj-Stublla.

Ajo po ashtu shprehu mirënjohjen e thellë për prezencën e NATO/KFOR-it në Kosovë, dhe rolin e tyre kontribut dhënës në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Në këtë takim shumë të frytshëm të mbajtur në selinë e NATO-s, krye diplomatja e Kosovës kërkoi nga zëvendëssekretari Gjeneral, Geoana, mbështetjen e plotë të NATO-s për Kosovën në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë.

“Bashkërisht do të punojmë në thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve tona që presim të rezultojnë në të ardhmen jo të largët, me anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla, duke theksuar se “ky është synimi ynë, e drejta jonë dhe nga ky rrugëtim nuk ka kthim prapa”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori