LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Shtetet e Quint-it me presion e detyruan Qeverinë që të japë dorëheqje

Haradinaj: Shtetet e Quint-it me presion e detyruan Qeverinë që të japë dorëheqje

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke folur rreth tarifës 100 për qind të vënë ndaj produkteve serbe, tha se shtetet e Quint-it me presion e detyruan Qeverinë që të japë dorëheqje.

Haradinaj, i cili në një konferencë për media në fund të korrikut dha dorëheqje me arsyetimin se është ftuar për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmend presionin e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së tij.

Kryeministri në detyrë thotë se vendet mike me presion e detyruan qeverinë të jap dorëheqje.


“Vendet e QUINT-it, SHBA, Britania, Franca, Gjermania e Italia janë aleatë të Kosovës por edhe të interesuar për marrëdhënie te mira me Serbinë e zgjidhjen e problemit, duhet ta kuptojnë që nuk ka hapësirë më as të i bëhet presion Kosovës, ata me presion e detyruan qeverinë të jap dorëheqje”, tha Haradinaj j për EO.

Haradinaj thotë se nuk do të donte të përfillte kërkesat e Serbisë, e cila po kushtëzon rinisjen e dialogut me heqjen e tarifës.

“Nëse vetëm për të ardhur në tavolinë e lyp tregun, e për njohje çka ka me lyp?”

“Nuk jam që t’i përfillim këto kërkesa të tilla, ne jemi vend sovran dhe e kemi versionin tonë si të merremi vesh me Serbinë”, ka shtuar Haradinaj.

Kreu i AAK-së akuzon liderët e partive të tjera se publikisht po shprehen kundër heqjes së tarifës ndërsa në dyer të mbyllura po premtojnë heqjen e saj.

“Ata që në publik thonë (se nuk do të hiqet tarifa ndaj Serbisë), në dyert të mbyllura përfshirë Albini, përfshi LDK, për PDK tashmë dihet, i thonë që na e heqim taksën edhe kthehen në dialog”, ka thënë Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori