Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë së sfida e Kosovës për momentin është rikthimi i ekonomisë apo rimëkëmbja e saj.
Ai këtë deklaratë e bëri në 20 vjetorin e themelimit të AAK-së, në komunën e Malishevës.
Haradinaj po ashtu tha se Kosova ka humbur shumë kohë në rimëkëmbjen e ekonomisë, në raport me vendet e rajonit.
“Sfida jonë është rikthimi i ekonomisë, rimëkëmbja e saj në Malishevë, Kosovë. Nuk guxojmë të humbim shumë kohë e shumë ditë…Ne kemi humbur bukur shumë kohë. Është paralizuar ekonomia, të gjithë duhet t’i kushtohemi rimëkëmbjes së ekonomisë. Duhet të bëhet një incizim i gjendjes, i humbjes…Derisa nuk e rikthejmë ekonominë, ne duhet ta kuptojmë që gjendja është emergjente”, ka thënë Haradinaj.
Në 20 vjetorin e themelimit të partisë së tij në komunën e Malishevës, Haradinaj theksoi po ashtu se partia e tij ka njerëz vërtet të ngritur dhe me vlera.
“Kam treguar interesim për Komunën e Malishevës, gjatë gjatë kohës së pandemisë duke i ditur vështirësitë dhe specifikat e kësaj treve. Sot kemi ardhur në një ditë tjetër. Kemi ardhur të shprehim falënderim tek themeluesit, sidomos të kryetarit Fatmirit. E kemi ditëlindjen e partisë tonë në Malishevë. Shihet një nivel i njerëzve vërtet të ngritur dhe me vlera”, u shpreh Haradinaj.
Edhe kryetari i AAK-së dega Malishevë, Fatmir Shurdhaj theksoi se Haradinaj po e përkrah dhe ndihmon degën e AAK-së në Malishevë, sikurse në të gjitha degët tjera që është duke i vizituar.
“Performanca e AAK-së, në Malishevë në Kuvendin Komunal, në bashkëpunim me opozitën është i fuqishëm. Ne po kërkojmë nga AAK-ja selia qendrore, që të na përkrahin, ndihmojnë që zëri i AAK-së në Malishevë me programin politik si parti e djathtë, të ketë një performancë në interes të qytetarëve të Malishevës për të krijuar një politikë të favorshme në këto rrethana. Jemi në kohë pandemie, tubimi ishte i kufizuar…”, ka thënë Shurdhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'