Në 22-vjetorin e rënies është përkujtuar heroi i Kosovës, gjeneral major Luan Haradinaj, ku është thënë se rënia e tij në kufirin shqiptaro-shqiptar është porosi që nuk do të lejohet ndarja mes shqiptarëve.
Kryeministri i Kosovës, njëherësh vëllai i Luanit, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai asnjëherë nuk e kishte pranuar atë kufi dhe se ka qenë ndër të parët që e ka refuzuar atë.
“Ai ka ra më 6 maj 1997, është ndoshta e saktë me e thënë që kufirin shqiptaro-shqiptar në zemër e në bindje nuk e kemi pranuar asnjëherë, me na nda. Është ndër të parët po ashtu që e ka refuzuar këtë kufi, vërtet ka qenë Luani, i cili e ka kaluar sikur të kalonte nëpër tokën e vet, e jo prej të vetës në tjetrën ose prej tjetrës në të veten. Pra, nuk e ka përfillur këtë kufi, nuk i ka përfillë ato ndarje dhe rënia e tij në këtë kufi është porosi që nuk do të lejojmë ndarjen mes shqiptarëve. Sot jemi mbledhur të nderojmë veprën e atdhetarëve shqiptar jo vetëm të bacës Ismail e të brezit të tij, që janë një brez vërtet heroik, brez që në ato kohë kanë guxuar të besojnë se munden të kundërshtojnë Jugosllavinë që mendohej se është ndër forcat më të mëdha në botë. Por, edhe brezi i fundit i UÇK-së do t’i kujtojmë gjithmonë”, tha ai.
Në po këtë ditë nderime janë bërë edhe për veprimtarinë e çështjes kombëtare Ismail Haradinaj, ku kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ka qenë një njëri i pathyeshëm në ideale e në bindje të veta.
“Jemi bashkuar sot me e nderua në përvjetor të vdekjes bacën Ismail Haradinaj, një atdhetar i shquar shqiptar, një vazhdues i një trungu vërtet atdhetar që në luftërat për liri, për komb e për atdhe kanë qenë gjithherë të parët e të pathyeshëm. Fjala i pathyeshëm është një fjalë që mundesh me e thënë kohë pas kohe në raste të caktuara, ju siguroi nga mosha që e kam njohur, unë kam qenë fëmijë, por këtu ka bashkëluftëtarë. Ismail Haradinaj ka qenë i pathyeshëm, pra nëse mundemi t’ia atribuojmë dikujt pathyeshmërinë në bindje e në ideale të veta të lirisë e të kombit atëherë mendoj që të gjithë pajtohemi për atë që kushdo që ka pasur rastin ta njoh pajtojmë se ka qenë i pathyeshëm”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka thënë se në luftën për liri familja Haradinaj ka dhënë shumë.
“Në këtë rrugëtimin tonë të vështirë deri te liria që sot e gëzojmë ka familje që fuqishëm e kanë lënë vulën në mendjen e kombit tonë. E tillë është familja e madhe Haradinaj, familje emblemë përgjatë historisë, familje që nga trungu i saj ka dhënë emra që nga lufta e rrethimi i Junikut, për të vazhduar deri tek brezi i veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare bacë Ismail Haradinaj, që e kujtojmë sot në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta. Baca Ismail do të kujtohet gjithmonë për një qëndresë të hekurt, sakrificë familjare që u kthye në model për qindra e mijëra veprimtarë e luftëtarë lirie. Nga ky trung i familjes Haradinaj u shndërrua në model edhe brezi tjetër që i dhanë vulën lirisë, bërjes së shtetit tonë, përfaqësuar nga Luan Haradinaj, të cilin e kujtojmë sot në 22-vjetorin e rënies së tij heroike, Luanin e madh të UÇK-së, për të vazhduar me Shkëlzenin e Enverin të cilët i përkujtuam p ak ditë më parë”, tha Ramosaj.
Kreu i Deçanit tha se këta emra janë pjesë e historisë së lavdishme të historisë së vendit, emra titanësh që për jetë do të mbesin model se si duhet atdheu.
Veprimtari Ismail Haradinaj është nderuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me medaljen Hero i Kosovës. Në 22-vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, gjeneral major Luan Haradinaj janë bërë homazhe te shtatorja e tij në Deçan./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës