Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një deklaratë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke folur për situatën e krijuar së fundi ka parashtruar tri pyetje për deputetët dhe kabinetin qeveritar lidhur me atë nëse Kosova ka humbur besimin e aleatëve, kanë filluar ndëshkimet dhe është dobësuar përballë kundërshtarëve.
Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës po ashtu ka kritikuar dy partitë opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se në tërë këtë situatë nuk po kanë guxim të votojnë për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“…E kemi humb besimin, kanë filluar ndëshkimet dhe jemi dobësuar përballë të gjithëve… S’ka palë kundërshtare e jona që nuk e shfrytëzon këtë… Në një situatë si kjo më së paku një takim me dyer të mbyllura të udhëheqësve institucional me ata politik…
Pse ka hezitime për mocion…. Pse bre s’po keni guxim me thanë po e votojmë mocionin, çka po ndodh te opozita…ku e keni problemin kolegët opozitarë, PDK, LDK që po mendoni hala se kush përfiton prej mocionit…veç një përfitues është, Kosova dhe interesi ynë…”, u shpreh Haradinaj, raporton Telegrafi.
Ai para deputetëve shtroi pyetjen nëse është dikush që ende nuk e dinë se jemi duke e humbë besimin e aleatëve, ose që nuk ka ndodh humbja e besimit.
“Nëse është dikush që mendon se nuk e kemi humb besimin kisha deshtë me u ul me bisedu… A është konstatim i drejtë, a qëndron se e kemi humb besimin e partnerëve, aleatëve të sigurisë?”, tha i pari i AAK-së.
Sipas tij, deputetët nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodh asgjë. “…Unë nuk e kuptoj më këtë parlament….Ne jemi komik këtu nëse vijmë edhe sillemi sikur s’ka ndodh asgjë. Jemi duke u sjell me tallje ndaj të gjithë brezave që me mund na kanë sjell këtu ku jemi…”, tha ai.
Kryetari i AAK-së tha po ashtu se përveç humbjes së besimit, kanë filluar edhe ndëshkimet si dhe Kosova është dobësuar përballë kundërshtarëve.
“Me besim të humbur, me ndëshkim të atyre që na kanë ndihmu në kohë të vështira, a jemi më të fortë a më të dobët?… Kush është ai njeri që nuk di me bo atë matematikë të thjesht…?”, tha Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë