Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim Medina Surdullin, e prekur me Down Syndrome, e cila në garën e notit të mbajtur në Francë të organizuar nga DSISO (Down Syndrome International Swimming Organization), ka zënë vendin e dytë në Evropë, duke u stolisur me medaljen e argjendtë.
Medina e njoftoi Kryeministrin Haradinaj edhe për angazhimet e saj në sportin e skijimit dhe për pjesëmarrjen e saj në “Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërorë 2017”, ku në kategorinë “Alpine Novice Giant Slalom”, ka zënë vendin e dytë duke fituar Medaljen e Argjendtë.
“Shembulli i Medinës duhet të shërbejë për të gjithë të rinjtë me nevoja të veçanta se si duhet të arrihen suksese, falë përkushtimit dhe punës së palodhshme”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se suksesi i Medinës është motivim për të gjithë ne.
Kryeministri Haradinaj e përgëzoi Medinën për suksesin madhështor, duke i uruar suksese të mëtejme dhe premtoi se do të jetë në përkrahje të të gjithë atletëve të prekur me Sindromën Down, në mënyrë që t’u krijohen mundësi të barabarta.
Ndërkaq, Medina Surdulli u shpreh e lumtur për pritjen e organizuar nga kryeministri Haradinaj, duke thënë se sukseset e saj ia dedikon shoqërisë së saj dhe Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri