LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përmes pesë pikave tregon qëndrimin e AAK-së për dialog me Serbinë

Haradinaj përmes pesë pikave tregon qëndrimin e AAK-së për dialog me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kanë mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku kanë diskutuar për qëndrimin e partisë rreth dialogut me Serbinë.

Haradinaj përmes pesë pikave ka shpjeguar qëndrimin e partisë për dialog me Serbinë.

Ndër pikat e përmendura nga kreu i AAK-së është edhe se askush nuk ka mandate të dialogojë Kosovën e 17 shkurtit.


Më poshtë gjeni të plotë postimin e Haradinajt:

“Në takim me Kryesinë e Aleancës, mes tjerash kemi diskutuar edhe për qëndrimin tonë rreth dialogut Kosovë – Serbi.

Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për dialogun është me sa vijon:

1.Temat nacionale nuk janë ekskluzivitet i askujt. Askush nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Kryeministrin Kurti, nuk duhet të ndërmarr veprime sa i përket temave të dialogut me Serbinë e që do e befasojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet të hyjë në obligime të fshehta apo të hapura, pa dakordim paraprak me spektrin politik në Kosovë, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës.

2.Aleanca pret njohje reciproke, me marrëveshje obligative ligjore, në kufijtë ekzistues, organizimin aktual të brendshëm kushtetues, karakterin unitar të Republikës së Kosovës.

3.Askush nuk ka mandat të dialogojë Kosovën e 17 shkurtit e debatet e ngritura së fundmi për disa të ashtuquajtura “non paper”, nuk janë çështje për diskutim.

4.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të kryejë të gjitha obligimet lidhur me dialogun, si parti opozitare në Parlamentin e Kosovës.

5.Si parti që kemi qenë konsistentë në ruajtjen e interesave kombëtare, në rast se vërejmë tendenca që rrezikojnë të ardhmen e vendit tonë, do të jemi në mbrojtje të atyre interesave, me të gjitha mjetet e mundshme demokratike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori