LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i përgjigjet Arbër Rexhajt, e quan ‘adoleshent politik’

Haradinaj i përgjigjet Arbër Rexhajt, e quan ‘adoleshent politik’

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes Arbër Rexhaj, i cili kishte deklaruar se taksa ishte politike e PAN-it dhe se si e tillë ajo nuk ka qenë në programin e Vetëvendosjes.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se deklarata e Rexhajt është sikur unë të them “Adem Jashari e ka mbajt Prekazin, është vra dhe ne nuk kemi obligime”, përcjell Telegrafi.


“Nuk është ashtu siç thonë këtë fëmijë dhe tinejgjera politikë. Nuk mund të themi ashtu pasi fjala është për përballje me Serbinë. Ai nuk ka obligime ndaj meje sepse jam opozitë, por nuk mund t’i kthejë tregun Serbisë që na ka vra e pre”.

I pari i AAK-së ka thënë se në raport me armikun duhet të interesohemi çfarë po bëjmë.

“Zoti Kurti ka vetëm një për qind më tepër se LDK-ja e 3 për qind më shumë se i treti. Nuk mund të flasin sikur t’i kenë 2/3 e votave”.

Haradinaj ka thënë se në tema kapitale duhet të kenë kujdes pasi për të njëjtat kauza Vetëvendosje kanë qenë të gatshëm të djegin këtë vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori