Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë Akademisë Përkujtimore me rastin e 20- vjetorit të masakrës në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, ka thënë se “jam thellë i bindur se ju familjarët sot e për mot do të jeni të vetëdijshëm se jeni meritorë të faktit se ne këtë përkujtim po e mbajmë në kryeqytetin e lirë të Kosovës, një Kosovë që rrugëton drejt integrimeve euroatlantike, Kosovë që nuk kthehet mbrapa por vetëm përpara, dhe atë vetëm falë bijve tuaj, familjarëve tuaj, të gjithë të flijuarve”.
Para shumë të pranishmëve, kryeministri Haradinaj u shpreh i nderuar nga të gjithë për prezencën e tyre sot, një prezencë që siç tha ai, është lehtësi për familjarët e martirëve, e të rënëve për liri, të cilët i kujtojmë sot.
“Me respektin më të madh kemi ardhur në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, vendndodhje ku po pushojnë trupat e pajetë, ku i kemi familjarët dhe e kemi nda momentin e kujtimit së bashku meqenëse është 20 vjetori, dhe një moment i këtillë i rrugëtimit tonë, si vend e kemi vlerësuar që të takohemi sot në kryeqytet në Prishtinë dhe vërtetë ajo që njihet si masakër e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabjanit, pra të vlerësohet ajo dhimbje e madhe, sakrificë e madhe që na është shkaktuar atëherë dhe të respektohet nga niveli më i lartë i institucioneve të vendit dhe të gjithë ata që janë prezent sot”, tha kryeministri Haradinaj.
Duke kujtuar të rënët për liri, kryeministri Haradinaj, shtoi se gjithë kohën është ndjerë në borxh ndaj familjarëve të martirëve që shteti nuk ua ka bërë një varr, por atë zakonisht e kanë bërë familjarët apo komuniteti.
“Kjo është për marre, sepse këta njerëz, kanë rënë për këtë tokë. Pastaj nuk i kemi respektuar as edhe me ligj. Unë mendoj se kjo që po bën sot Kosova dhe Qeveria, ligjin për martirët, për të pagjeturit, është vendosje e një drejtësie të vonuar. Po ashtu neve na duhet që me ligj ta mbrojmë flijimin e tyre dhe inicimi i një ligji për ta dënuar dhe shpall të fajshëm atë që i mohon krimet në Kosovë është obligim i yni”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se nuk duhet ta lejojmë askënd të na ofendojnë të rënët për këtë liri.
Kryeministri Haradinaj deklaroi se ka ardhur koha që Kosova me të vërtetë t’i mbrojë me ligj familjet e të rënëve për liri ashtu siç kanë vepruar për kategori të tjera dhe se Kosova duhet të tregoj vetëbesim, t’i dalë zot sakrificës së vetë që të mos ndodhin më përsëritje.
Nga një fjalë para të pranishmëve, mbajtën edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademik Nexhat Daci.
Me një kumtesë rreth masakrës u paraqit, Ali Gashi, ndërsa në emër të familjeve të të rënëve të pranishmit i përshëndeti, Naser Rama. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre