LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Një orë pune e imja, sa shumë vite të opozitës (Video)

Haradinaj: Një orë pune e imja, sa shumë vite të opozitës (Video)

Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, iu ka përgjigjur kritikave të opozitës të cilët e kanë quajtur jetëshkurtër qeverisjen e Haradinajt.

Në prezantimin e kandidatëve për kryetar të komunave dhe asamblistëve në nga e gjithë Kosova, u ka thënë opozitarëve se një orë e tij e punës është sa shumë vite të tyre.

Kreu i qeverisë ka thënë se ka shumë në Kosovë që “shesin moral në mënyrat më të çuditshme të botës”, por e vërteta, sipas tij, është ndryshe.


Duke i komentuar kritikat e partive opozitare, tha se ai ka bërë një betim dhe nuk kthehet mbrapa dhe t’i shajë ata që ishin para tij në punë, sepse këtë nuk ia lejon as nderi i tij, as i familjes, por as bindjet e AAK-së.

Haradinaj ka kërkuar votën për kandidatët e AAK-së që garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit, por edhe për asamblistët, duke thënë se ata janë njerëzit e këtij vendi dhe do punojnë për ndryshimin që ka filluar. Madje, vetëm forcimi i AAK-së, mundëson këtë.

Kreu i AAK-së, foli edhe për liberalizimin dhe dialogun me Serbinë, ku tha se nuk është vetëm liberalizimi që po e donë Kosova, por Kosova e donë edhe statusin e kandidatit. Dialogu tha se s’ka alternativë, porse do të rishikojnë qëndrimet e tyre për t’u siguruar se perspektiva është e garantuar. /KP/