LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nga Podujeva: Luani më tregonte për Zahir Pajazitin se sa trim ishte

Haradinaj nga Podujeva: Luani më tregonte për Zahir Pajazitin se sa trim ishte

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vizitën e tij në Podujevë e ka mbyllë në kompleksin memorial kushtuar heroit të kombit Zahir Pajaziti.

Ai tha se Zahir Pajaziti ishte “ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, prijës në aksione e frymëzues për liri”.

“Luani më tregonte për Zahirin se sa trim ishte”, shkruan Haradinaj.

Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, ku të tre ranë heroikisht në fshatin Pestovë, të Vushtrrisë.

Kompleksi memorial i Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti është ndërtuar në fshatin e tij të lindjes, në Orllan të Podujevës dhe vizitohet nga mijëra vizitorë gjatë vitit, njofton Telegrafi.