Në 20-vjetorin e çlirimit të Pejës dhe Deçanit, në qytetin e Pejës është bërë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit gjeneral-major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.
Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se heronjtë dhe martirët e vendit dhanë jetën për të qenë të lirë, e jo të izolur. Aandaj pati një porosi për bashkësinë ndërkombëtare.
“Fati e ka deshtë që gjatë luftës me qenë më afër me luftëtarët e Pejës e të Dukagjinit, sesa me mua e me Dautin. Ne kur flasim për rrugën tonë deri në liri nuk harrojmë kontributin. Jemi në Pejën e Haxhi Zekës, asnjëherë nuk do t’i harrojmë. Ne e dimë që me mbrojt Pejën e Kosovës, Rugova ka qenë e pakalueshme. Nuk harrojmë ata që kanë mbrojtur Kosovën. Unë jam dëshmitar, 74 për qind e infrastrukturës së Pejës ka qenë e shkatërruar, qindra të vrarë. Kjo është historia e Pejës, po kështu është historia e gjithë Dukagjinit”, tha ai.
“Nuk dëshirojmë liri që e izolojmë lirinë, e izolojmë popullin tonë. Ne e kemi kërkuar lirinë tonë po e kemi kërkuar lirinë për t’iu bashkuar popujve tjerë, botës, NATO-s. Dëshirojmë me lirinë tonë me u kyç në lirinë e të tjerëve. Kemi përuruar autorrugën me Maqedoninë e Veriut, ku kemi treguar se si mund të lidhemi. Ne jemi të interesuar me i thelluar marrëdhëniet me shtetin e Malit të Zi për një gatishmëri të tyre për të zgjidhur çdo problem. Ne kemi me i takuar familjes evropiane. Ne jemi krenar që si Dukagjin e kemi dhënë provimin në kohën e luftës, Dukagjini nuk e la vet Drenicën, nuk i la Jasharajt. Kurrë nuk kemi me i tradhëtuar miqtë dhe aleatët tanë”.
“Ka plot punë që duhet me u kry, por e meritojmë një autoudhë. Ne jemi të hapur për tregti të lirë, ne kurrë nuk kemi me i qit tarifë Shqipërisë, janë fjalët e rrugës. Është mirë me e heq edhe ata atë 5 eurosh. Ne jemi të interesuar për fqinjësi të mirë edhe me Serbinë. Duhet me u shkrua një kornizë marrëveshje, nuk është territori. Ajo që ka mbetur me u zgjidh është marrëdhënia bilaterale. Nuk pretojmë të shkojmë kah paqja, por mos të pret askush se do të ndërtoj paqe dikush në dëmë të Kosovës”, tha Haradinaj.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se përmendorja dhe obelisku janë obligim për qytetin e Pejës.
“Përmendorja e Shkelzenit dhe obelisku i dëshmorëve janë jo vetëm një obligim, por nder për qytetin e Pejës. Institucionet e Kosovës të punojnë ndershëm që dëshmorët që ranë të kenë një atdhe me të cilën të krenohen”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se shtatorja dhe obelisku tregojnë rrugën deri tek liria.
“Sot jemi së bashku në një ditë tepër të veçantë. Obilisku ku janë gdhendur emrat e dëshmorëve dhe shtatorja e Shkëlzen Haradinaj, na kujton rrugën se kah kemi ardhur deri tek 16 qershori i vitit 1999”, tha ai.
Në emër të bashkëluftëtarëve foli Gëzim Osdreni, i cili tha se Shkelzeni ra për të mos vdekur kurrë.
“Shkelzeni ishte aq i qetë, aq i vendosur për të arritur çdo betejë. Të gjithë shqiptarët u ndjen me zemër të copëtuar me humbjen e Shkelzenit, por tani janë krenar për veprën e tij. Shkelzeni ka rënë për të mos vdekur kurrë”, tha ai.
Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe ish- presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos