LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Rahovec kërkoi votën për Smajl Latifin

Haradinaj në Rahovec kërkoi votën për Smajl Latifin
????????????????????????????????????

Lideri i AAK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi zgjedhor në Rahovec, nga rahovecasit kërkoi votën për AAK-në, në mënyrë që “shëndetësia të kthehet te pacienti, subvencioni të shkojë te bujku…”

Ai premtoi përkrahje për projektet e kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi. “Ne mund të shkojmë në pakufi për një impiant të ujërave të zeza. Ato që i mbërrin Komuna mirë, ato që s’i mbërrin jemi ne”.


E kandidati për ta drejtuar Komunën e Rahovecit në katër vitet në vazhdim, Smajl Latifi, tha se deri më tani, qytetarit të Rahovecit i është mohuar e drejta elementare, ajo e komunikimit me Komunën. “Por, më 22 tetor do të vijë ndryshimi dhe Rahoveci do ta ketë një kryetar i cili punon për qytetarin”.

“Rahoveciani nuk e do arrogancën e të papërgjegjshmin, e as kryetarin që i duket vetja zot. Kandidatin që punon për qytetarët, rahovecianët do ta kenë pas 22 tetorit. Kemi dhe kryeministrin që do të na ndihmojë ta bëjmë Rahovecin zonë me interes të veçantë dhe pikë strategjike për bujqësi”, deklaroi Latifi.

Ai premtoi se do ta bëjë Rahovecin me zonë ekonomike dhe turistike; si dhe rrugë me katër korsi nga Xerxa në Rahovec.

“Bujkut do të ia kthejmë dinjitetin, duke bërë buxhetin për bujqësi 1 milion euro në vit. Mjekut do të ia kthejmë vëmendjen, duke ia mundësuar një ambient adekuat pune. Qytetarit do t’ia kthejmë Komunën. Nxënësit do t’ia kthejmë entuziazmin. Mësimdhënësit do t’ia kthejmë përkrahjen, duke e larguar ndikimin e politikës nga shkolla. Gruas do t’ia kthejmë vendin në vendimmarrje, duke e bërë të barabartë me burrat”, ka thënë mes tjerash pretendenti për ta qeverisur Rahovecin.

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori