LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj mori pjesë në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Haradinaj mori pjesë në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të organizuar nga Ambasada e Francës dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Haradinaj tha se rruga që kanë treguar Franca e Gjermania për ta ndërtuar paqen e qëndrueshme në Europë është shembull që duhet ndjekur. Kryeministri më pas vendosi kurora lulesh në nderim të të rënëve  në Luftën e Parë Botëtore.


Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se sot i kujtojnë ata dhe të gjithë viktimat e luftërave dhe sundimit të dhunshëm.

“Këto viktima, pa dallime, e kanë merituar që ne të punojmë dhe luftojmë për atë që ata nuk mundën ta përjetojnë më paqen e qëndrueshme, stabilitetin dhe para së gjithash Evropën e bashkuar, në të cilën të gjithë qytetarët jetojnë duke respektuar dinjitetin e tjetrit. Miliona njerëz të vrarë vdiqën para 100 vjetësh sepse shoqëritë nuk ditën më mirë”, tha ambasadori Heldt.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, duke e përcjellë mesazhin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, tha se më 11 nëntor të vitit 1918  një frymë e thellë lehtësimi përshkoi Francën. Ambasadori Chabert tha se janë mbledhur sot të ndergjegjshëm për historinë e tyre të kaluar dhe për të refuzuar që ajo të përsëritet.

“Ne kujtojmë vuajtjet dhe nderin e dhjetë milionë luftëtarëve të të gjitha vendeve që u dërguan në këto beteja të tmerrshme”, tha ambasadori Chabert, duke shtuar se sot kujtojnë civilët, ushtarët që humbën jetën, fshatrat e rrënuara dhe qytetet e shkatërruara.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të institucioneve në vend, ambasadorë të akredituar në Kosovë, ushtarakë dhe personalitete të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori