LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj mirëpret gatishmërinë e italianëve për investime në Kosovë

Haradinaj mirëpret gatishmërinë e italianëve për investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim investitorët italianë nga Kompania “Consorzio Servizi Integrati”, të kryesuar nga përfaqësuesit e kompanisë, Paolo Olmi dhe Domenico Bonanno, të cilët shprehën interesimin e tyre për të investuar në Kosovë në energjinë e ripërtritshme.

Kryeministri Haradinaj, mirëpriti gatishmërinë e investitorëve italianë dhe i falënderoi që kanë zgjedhur Kosovën, si vend për të shtrirë potencialin e tyre, i cili është shumë i nevojshëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.


“Jemi duke punuar në përmirësimin e legjislacionit përkatës, i cili do të krijojë lehtësira dhe do të favorizojë investitorët e brendshëm dhe të jashtëm, dhe për këtë kemi edhe Ligjin për Investime Strategjike”, tha kryeministri Haradinaj.

Haradinaj theksoi se Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me një investitorë privat amerikan, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, e që është investimi më i madh në Kosovë, por krahas saj energjia alternative është një prej burimeve shumë të rëndësishme që do të ndikojë edhe në ruajtjen e ambientit.

Investitorët italianë, nga ana e tyre, falënderuan kryeministrin për gatishmërinë që Qeveria t’u krijojë hapësirë dhe kushte më të mira investimeve nga jashtë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori