LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj mbështet thirrjet drejtuar Thaçit për lirimin e gjeneral Sylejman Selimit (Foto)

Haradinaj mbështet thirrjet drejtuar Thaçit për lirimin e gjeneral Sylejman Selimit (Foto)

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka mbështetur thirrjet drejtuar Presidentit Hashim Thaçi, nga i cili është kërkuar lirimi i gjeneral Sylejman Selimit dhe shokëve të tij, duke thënë se Drejtësia e vonuar është padrejtësi.

Këtë thirrje në rrjetin social Facebook e kanë mbështetur edhe shumë anëtar të tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Prokurori special, Mauricio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër Selimit, Ismet Haxhës, Nexhat Qubrelit dhe Shefki Hysenit për krime lufte kundër popullatës civile.