“Masakra e Izbicës është një tjetër dëshmi e rrugës tonë drejt lirisë, një rrugë vërtetë e dhimbshme”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi bëri homazhe tek varret e 147 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në Izbicë, në 20 vjetorin e rënies së tyre.
Kryeministri Haradinaj në mesazhin e tij, kujtoi viktimën më të re të kësaj masakre.
“Një nga viktimat e kësaj masakre ishte edhe Dafina, një vajzë e vogël, më pak se një vjeçe. Kjo dëshmon që Izbica ishte një ndër masakrat më makabre, që kanë ndodhë në Kosovë dhe të tilla, për fat të keq ka në të gjithë vendin”, tha kryeministri Haradinaj.
Haradinaj tha se kjo masakër vërtetë është dëshmi se liria jonë ka një çmim shumë të madh, shumë të shtrenjtë dhe duhet të ruhet nga të gjithë, të ruhet e të forcohet.
“Lavdi e përjetshme të rënëve në Izbicë, por edhe për të rënët kudo në atdheun tonë”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj dhe gjithë qytetarët, që sot po nderojnë martirë, viktimat, civilët e luftës në këtë 20-vjetor, tha se masakra e Izbicës është e njohur në mbarë botën.
“Duke nderuar të rënët, nderojmë vetveten dhe nderojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Lavdi e përjetshme për gjithë ata që ranë, që ne sot të jemi të lirë”, tha kryetari Jashari.
Po sot, Kryeministri Haradinaj do të marrë pjesë në akademinë përkujtimore në kujtim dhe nderim të viktimave të Izbicës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës