LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kush e ka njet me rrëzu Qeverinë nuk flet, por vepron

Haradinaj: Kush e ka njet me rrëzu Qeverinë nuk flet, por vepron

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si duket nuk e ka marrë për bazë këshillën e presidentit të vendit, i cili e ka ftuar dje për korrigjimin e deklaratave.

Haradinaj në një konferencë për media të mbajtur menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë, ka mohuar se deklaratat e kohëve të fundit kanë karakter personal mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi.


“Unë nuk e kam me të. E kam me temat. E dini se çka kemi hjek për demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë ai.

E si duket deklaratat e djeshme të presidentit nuk e kanë lëkundur aspak atë, pasi që tha se ata që e rrëzojnë njëmend qeverinë nuk flasin, vetëm e bëjnë këtë.

“Kush e ka njet me e rrëzu Qeverinë nuk flet. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur. E vetmja mënyrë me e mbajt gjallë është përmes ndonjë skenari të dhunës”, është shprehur ai.

Për Asociacionin me kompetenca ekzekutive, Haradinaj mohoi të ketë bërë një premtim të tillë, teksa shtoi se ky i fundit do të bëhet vetëm ashtu siç thotë Kushtetuta.

E sa i përket deklaratave të fundit mbi atë se AKI ka dërguar informata të rreme në Gjykatën e Hagës, kryeministri tha se roli i saj është shumë i rëndësishëm për sigurinë e vendit dhe si e tillë, nuk duhet të lëshohet fare në deklarata të tilla duke u marrë me to. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori