LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin “me shurdhues”

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin “me shurdhues”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ftesa e Kurtit për takim me partitë opozitare ishte përulëse.

Sipas Haradinajt, Kurti po kërkon shpëtim nga opozita në përgjithësi për të shkuar në zgjedhje pa llogaridhënie politike.

“Unë mendoj që ai e ka një zor të madh, vet shkresa e tij ishte një përulje, përpos një dredhi. Por edhe si dredhi politike ishte përulëse, sepse ai u përball me buzëqeshjen e deputetit “me shurdhues” që e cilësonte shpesh herë z.Abelard Tahiri. Kurti e ka një zor të madh, dhe po kërkon shpëtim nga opozita në përgjithësi”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.


Haradinaj theksoi se si Aleancë qëndrojnë të vendosur se Qeverinë e Kosovës duhet ta bëj opozita, pa Kurtin.

Ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje, kishin thënë se blerja e armëve si e Abelard Tahirit sa ishte shef i kabinetit në Qeverinë Thaçi është e paligjshme, e papranueshme dhe e dyshimtë.

“Blerja e armëve dhe shurdhuesve për kabinetin Thaçi, është më shumë se skandal, është super skandal. Një gjë është e ditur; në aspektin operativ, blerje të tilla bëhen për operacione speciale, tepër të veçanta, të karakterit sekret dhe të shërbimeve sekrete, prandaj le të na tregojnë opozita se për çfarë operacionesh sekrete dhe për cilin shërbim sekret kanë punuar Abelardi dhe stafi i kabinetit Thaqi?”, ka shkruar zevendësministri Enver Dugolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori