Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pas 19 dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj e ka quajtur mashtrues kryeministrin në detyrë Albin Kurti.


“Fakti që çon dorën në Kuvend dhe merr vendim si deputet, edhe shkon e çon dorën në qeveri, besoni është kriminale. Nuk mundet deputeti që voton në legjislaturë, të votojë edhe në qeveri. Këtij po i zbulohet mashtrimi. Është mashtrues. Po i del mashtrimi”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së, ka shtuar se nëse ka kandidat konsensual për kryeparlamentar do të votonin.

“Ne i kemi dhënë zgjidhje Kosovës, jo atij, duke premtuar votën e tonë që në ditën e parë për kandidat konsensual. Nëse ka kandidat konsensual, ne e votojmë. Vetëvendosja e ka kaluar pragun falë listës Guxo e Alternativës edhe kjo e jona ashtu është. Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun”, tha Haradinaj. /Telegrafi/