LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton heroin Skender Çeku

Haradinaj kujton heroin Skender Çeku

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot heroin Skender Çeku, ndërsa tha se në gjitha fazat e organizimit për liri, ishte aty ku e kërkoi atdheu.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se rënia e tij ishte humbje për UÇK-në.

Lexoni të plotë postimin:


“Hero i Kosovës Skender Çeku, në të gjitha fazat e organizimit për liri, ishte aty ku e kërkoi Atdheu. Vizionar, strateg e udhëheqës, personaliteti i tij gërshetonte të gjitha tiparet e burrit dhe luftëtarit shqiptar.

Rënia e tij, ishte humbje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por trimat e lirisë, e nderuan emrin e Gjeneral Skenderit, me beteja deri në çlirim.

Lavdi e përjetshme!”. /Telegrafi/