Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në hapjen e Qendrës për Zhvillim të komunitetit malazez në Prishtinë, e cila do të shërbejë si një pikëtakim dhe pikënisje për afirmimin dhe integrimin e këtij komuniteti në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës. Në hapje të qendrës ka marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Në ceremoninë e organizuar kanë marrë pjesë liderë dhe personalitete të shquara të dyja vendeve dhe kanë vlerësuar lartë rëndësinë e aktiviteteve që do të marrin zhvillim nga kjo qendër, si për afirmimin e pozitës së komunitetit malazez në Kosovë, ashtu edhe për ndërtimin e mirëbesimit dhe marrëdhënieve ndër fqinjësore midis vendeve dhe popujve në rajon.
Haradinaj me këtë rast tha se, të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, janë në shtëpitë e tyre, edhe malazezët po ashtu dhe, Kosova do të jetë çdoherë shtëpia e të gjithëve që jetojnë këtu.
Kryeministri duke theksuar lidhjet që ka Kosova me Malin e Zi, kujtoi shkrimtarin e njohur Zogoviq, i cili lartësoi edhe vlerat e shqiptarëve, por edhe si traditë, ka qenë lartësimi i vlerave të ndërsjella si fqinj.
“Historia nuk ka qenë e lehtë për popujt e Ballkanit, por ajo që sot mund ta konfirmojmë së bashku, sot jemi në dritë, paqe, jemi fqinj, por edhe aleatë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova dhe mali i zi do të jenë gjithmonë aleatë.
Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq tha se kjo shtëpi tregon një mesazh të fortë për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Kam nder që të marrim pjesë ne këtë ngjarje të rëndësishme për malazezët e Kosovës, me vjen mirë që jeni në këtë prani të madhe që jep mesazhin e mirë për bashkëpunim mes dy shteteve dhe popujve. Qëllimi i kësaj qendre është i njohur dhe është ure lidhëse me vendin amë dhe kjo bën për mirëmbajtjen e vlerave kombëtare”, tha ai.
Ai tha se kjo qendër është urë lidhëse për Kosovën dhe Malin e Zi.
Në këtë ceremoni të inaugurimit të Qendrës për Zhvillim të komunitetit malazez në Prishtinë, nga një fjalë rasti patën edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli
Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e angazhuar në vazhdimësi që të mbështesë afirmimin e pozitës së komunitetit malazez dhe të gjitha komuniteteve të tjera në shoqërinë tonë, si dhe krijimin e kushteve që ky komunitet të jetë i integruar në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë sonë. Komuniteti malazezë është dukë luajtur rolin e vet edhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe ndërtimit të raporteve të mira fqinjësore midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo qendër do të luaj rol të rëndësishëm në afirmimin, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit të malazezëve në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?