LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Komunat të aktivizojnë inspektorët e punës

Haradinaj: Komunat të aktivizojnë inspektorët e punës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur një takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës së ndërtimtarëve të Kosovës, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ministrat e MAPL-së, MMPH-së dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, për të diskutuar situatën në sektorin e ndërtimtarisë, pas vdekjes tragjike të një të riu në Mitrovicë në vendpunishte.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga të gjitha institucionet, por edhe akterët tjerë të përfshirë, që të zbatojnë standardet e parapara të ndërtimeve, si dhe masat mbrojtëse që parashihen me Ligjin e Punës, për të krijuar kushte të favorshme për të gjithë të punësuarit.

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka sektori privat, në të cilin ka më së shumti të punësuar dhe që është promotor i zhvillimit ekonomik të vendit, por ne si institucione duhet të krijojmë infrastrukturën adekuate ligjore në fushën e ndërtimeve, si dhe të angazhohemi për kushte të mira të punës për mbrojtjen e të punësuarve në këtë sektor”, tha kryeministri Haradinaj./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori