LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kompanitë t’i mbështesin më shumë prodhimet vendore

Haradinaj: Kompanitë t’i mbështesin më shumë prodhimet vendore

“Kompanitë e Kosovës duhet t’i mbështesin më shumë prodhimet vendore. Hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik është prioritet i Qeverisë së vendit”, kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e 30 vjetorit të themelimit të kompanisë “Elkos Group”, që udhëhiqet nga themeluesi Ramiz Kelmendi.

Ai tha se duhet angazhim dhe vullnet i secilit, që Kosovën ta bëjmë vend që prodhon dhe eksporton më shumë dhe këtë punë më së miri e bënë sektori privat.

Po ashtu, kryeministri Ramush Haradinaj theksoi faktin se nuk ka qenë e lehtë të fillohet një ngritje ekonomike në një zonë të shkatërruar nga lufta në Pejë, e në përgjithësi në Dukagjin.


“Ka qenë guximi i tij personal, një punë vetëmohuese, një angazhim çdo herë i pandalur që e ka mundësuar rritjen ekonomike. Ajo që na bënë krenar të gjithë neve është fakti se Kosova ka një kompani me këta parametra që u treguan dhe kjo është krenari e gjithë neve” , tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se falë këtij angazhimi kjo kompani sot operon edhe në Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi.

Pronari i Kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi para të pranishmëve të shumtë, bëri një prezantim të shkurtër të fillimeve të karrierës, sfidat nëpër të cilat ka kaluar për të ardhur deri te suksesi që e ka sot kompania e tij. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?

Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit

Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit

Ekonomi
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump

Zhvlerësohet kriptovaluta Trump

Botë
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!

Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Kalo në kategori