LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Haradinaj kërkon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në SHBA, ka takuar Ed Feulner, president nderi i “Heritage Foundation” , me të cilin ka biseduar për proceset zhvillimore në Kosovë.

Haradinaj ka theksuar rolin e qeverisë në bashkëpunimin konkret dhe të frytshëm me përfaqësuesit e shoqërisë civile, për avancimin e agjendës shtetformuese në Republikën e Kosovës.


“Shembulli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e demokracisë, lirive dhe të drejtave të njeriut, është modeli më i mirë i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin dhe zhvillimin demokratik të një vendi”, tha ai.

Në këtë takim është biseduar edhe për përkushtimin e institucioneve për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, me ç’rast kryeministri Haradinaj kërkoi mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si një hap tejet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për vendin tonë.

Ed Feulner, president nderi i  “Heritage Foundation”, përgëzoi kryeministrin Haradinaj për të arriturat e vendit dhe shprehu përkushtimin e tij për ta ndihmuar Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori