LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mund të përfshihet edhe PDK në Qeverinë Hoti

Haradinaj: Mund të përfshihet edhe PDK në Qeverinë Hoti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e sheh si sfidë zgjedhjen e presidentit të ri.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se qeveria do të vazhdojë detyrën si është deri në pranverë kur edhe mbaron mandati i presidentit.

“Jetëgjatësia e kësaj qeveria varet edhe nga mandati i presidentit. Nëse ka befasi dhe konfirmohen aktakuzat neve na duhet kuorumi për ta zgjedhur presidentin. Një qeveri më e madhe me më shumë votë shqiptare është në interes të Kosovës. Nëse PDK dëshiron të japë kontributin e vet mund të bashkëpunojmë”.


I pari i AAK-së thotë se çështja e presidentit ndikon direkt në formulat e ardhshme qeverisëse.

Haradinaj: E shoh të vështirë shfuqizimin e Speciales kur tashmë janë ngritur aktakuza
Lexo po ashtu Haradinaj: E shoh të vështirë shfuqizimin e Speciales kur tashmë janë ngritur aktakuza

“Nuk është lehtë të bëhen 2/3 e kuorumit. Nuk besoj se në këtë kohë krizash duhet të mbyllen dyert edhe për Vetëvendosjen. Duhet të gjendjet një formulë për qeveri gjithë nacionale. Edhe dialogu është shumë i rëndësishme”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori