LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj flet për raportin e autopsisë së Astrit Deharit

Haradinaj flet për raportin e autopsisë së Astrit Deharit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar raportin zyrtar të autopsisë për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë dy javë më parë në burgun e Prizrenit.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Haradinaj ka pohuar se ka probleme rreth të të besuarit në institucionet e Kosovës, mirëpo, sipas tij, është vështirë të komentohen provat që dalin nga ekspertiza, deri sa ato nuk kundërshtohen nga prova të tjera.

“Nëse nuk ka të gjetura tjera ose situate tjera zyrtare që do ta kundërshtonin apo do ta mohonin, unë e kam të vështirë të jap komente tjera që vijnë nga ekspertiza. Ka realisht plot dëmtime në besim ose në besueshmërinë ndaj institucioneve të cilat janë problem. Mirëpo në rastin konkret është vështirë të japin komente ata që nuk nuk janë të ekspertizës”, është shprehur ai.
Haradinaj ka thënë se ekzistojnë rrugë ligjore që mund të ndiqen nëse ka paqartësi rreth një çështje.


“Unë jam për rrugë ligjore, për çfarëdo paqartësie apo për çfarëdo çështje që nuk mendohet që është e drejtë ka rrugë ligjore që mund të që mund të ndjeken, mirëpo komentimi në këto raste është bukur problem”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe, Prokuroria e Shtetit, respektivisht kryeprokruroi i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha duke u bazuar në raportin e autopsisë së Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka thënë se Dehari ka kryer vetëvrasje

Ndërsa këtë raport nuk e ka vlerësuar si të besueshëm avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, kurse deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se krejt çka duhet thënë rreth kësaj, do të thuhet në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori