LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se me synimin që jenë pjesë e paktit të NATO-së, Ushtria e Kosovës do të jetë aty përherë ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”, shkruan Haradinaj.


Ndryshe, sot në ora 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të votojnë projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri. /Telegrafi/